Politike

23 Janar 2020, 12:18 Nga DOSJA

Tiranë- Ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pasur një debat në Komisionin e Medias me kryetaren Fatjona Dhimitri, teksa kanë diskutuar për paketën “Anti-Shpifje”.

Teksa ministrja Etilda Gjonaj po fliste për paketën anti-shpifje dhe po rendiste sipas saj aryset pse duhet të rrëzohet dekreti i Metës, kryetarja e Komisonit i tha se ajo po gënjen. Kjo e fundit i theksoi se KiE tha dje se nuk ishin marrë parasysh sugjerimet e saj për këto ligje.

I pranishëm në komision ishte ditën e sotme edhe këshilltari ligjor i Presidentit Meta, Bledar Dervishaj, i cili në fjalën e tij u shpreh se disa dispozita të kësaj pakete bien në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes, duke përbërë rrezik për interesin publik.

DEBATI 

Fatjona Dhimitri: Si mund të gënjeni kështu e të thoni që jeni  konsultuar e dakordësuar me organizmat ndërkombëtare. KiE tha dje qe nuk janë marrë parasysh sugjerimet tona.

Etilda Gjonaj: Eshtë hera e parë që më ftojnë dhe më nderpresin. 

Fatjona Dhimitri: Po na rrefeni të vërteten këtu. 

Musa Ulqini: Lëre të mbaroj njeherë.

Etilda Gjonaj: Nuk jam në rrëfimtore.

Fatjona Dhimitri: Deklaroni të vërteten. 

Etilda Gjonaj: Nuk jam as në prokurori. Nëse doni të dini qëndrimin e qeverisë, unë mund të vazhdoj, nëse nuk doni, e ndërpres.

Ditën e djeshme Këshilli i Europës dërgoi paketën anti-shpifje në Komisionin e Venecias për shqyrtim. Venecia’ bën me dije se tashmë ligjet do të shqyrtohen më muajin mars të këtij viti, pasi një kërkese nga Këshilli i Europës. Disa javë më parë presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij, pasi sipas tij ka një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj sherr tek media fatjona dhimitri etilda gjonaj sherr tek media fatjona dhimitri

Sondazh

Poll