“Makina vret”/ Ish-shefi i Rrugores: Shqiptarët mendojnë se janë Gjergj Elez Alia, të pavdekshëm
23 Janar 2020, 08:58Nga DOSJA
TIRANË- Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola, kërkon kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve marrë shkas edhe nga numri i lartë i aksidenteve.
Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Arena” në RTV Ora, Tola thotë se kujdesi duhet të nisë që kur dalin nga shtëpia dhe marrin timonin në dorë, duke marrë në konsideratë jetën e tyre por edhe të këmbësorëve.
“Kur merret timoni në dorë duhet bërë seriozisht që nga dalja nga shtëpia. Mjeti është diçka që vret, shqiptarët nuk duhet të mendojnë se janë Gjergj Elez Alia dhe nuk vdesin, ose Muji dhe Halili. Mjeti vret, vret edhe këmbësorin. Një pjesë që ka zbritur nga zonat rurale në qytet ndoshta nuk e ka akoma frikën dhe zbret përtej trotuarit, trotuari nuk është i mjaftueshëm aq sa duhet. Në Tiranë i kemi kërkuar me insistim bashkisë ku ka shpejtësi të lartë në magjistralet kryesore të qytetit të vendosen barriera metalike për të mos lejuar këmbësorët të zbresin ku të duan. 28-30% janë këmbësorë që vdesin”, u shpreh Tola.
Tola shtron nevojën edhe për futjen e edukimit të sigurisë rrugore si lëndë mësimore në shkolla.
“Edukimi rrugor nuk është sistematik. Është sporadik. Duhet të luftojmë që ta vendosim në sistem lëndën e sigurisë rrugore, nuk mund të bëhet me fushata sikur shkojmë ne në shkollë”, tha Mit’hat Tola.
Tiranë- Analisiti Dritan Hila, ka thënë në emisionin “Arena”, se një problem mjaft shqetësues është edhe lirimi i të fortëve nga burgu. Ai ka treguar se “të for...
Tiranë- Ditën e hënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë kërkesën e kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizua...
Tiranë– Një tjetër rast vjedhjeje ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, një automjeti të parkuar n...
TIRANË– Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën ng...
Fier- Ditën e sotme 70 nxënësit e fshatit Darëzezë të Fierit së bashku me mësuesit dhe prindërit e tyre kanë bojkotuar mësimin, pasi janë të pakënaqur me kushte...
TIRANË- Publikohet indeksi mbi perceptimin e korrupsionit për vitin 2019. Transparency International ka renditur Shqipërinë në vendin e 106 nga 180 vende, ...
Tiranë- 5 foshnja,të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT. Ka qenë mjeku Altin Veshti nga ekipi ...
PËRRENJAS– Cikli parashkollor në Përrenjas bën mësim në një ambient shkolle fetare, pasi ambientet e çerdhes së qytetit përdoren për zyra bashkie. P...
Tiranë- Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar në emiisonin “Opinion” sesi i ra në dorë videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shfaqet duke ko...
Shqipëri- Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues i rëndësishëm i cilësisë së jetës që ne bëjmë. Për fat të keq viti 2020...