Aktualitet

Të dënuar nga gjykata me burg/ Arrestohen në Vlorë 4 persona të shpallur në kërkim

23 Janar 2020, 09:05 Nga DOSJA
Të dënuar nga gjykata me burg/ Arrestohen në Vlorë 4 persona

Vlorë- Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër persona, të cilët ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se 3 prej tyre janë dënuar për “Moskallëzim Krimi”, ndërsa një tjetër u arrestua pasi drejtonte makinën pa patentë.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në qytet, për kapjen e autorëve përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka arrestuar 4 persona, 3 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

L. A., 27 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
Ky shtetas ka qenë në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2017 Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 2 vite burgim.

R. A., 60 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
Ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Moskallëzim krimi” dhe në vitin 2019, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim.

A. S., 35 vjeç, banues në fshatin Risili, Vlorë.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim dhe në vitin 2018 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë. Ky shtetas u kap në aksin rrugor Gajdar-Krane duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 persona në vlorë arrestohen 4 persona në vlorë

Sondazh

Poll