Aktualitet

Gjermania ‘OK’ ekstradimit të Arbër Cekajt, pronari i 613 kg kokainë nuk dorëzohet: Më rrezikohet jeta në Shqipëri

Ky vendim është marrë 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Gjatë seancës gjyqësore Arbër Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.
Featured image of article: Gjermania ‘OK’ ekstradimit të Arbër Cekajt, pronari i 613 kg kokainë nuk dorëzohet: Më rrezikohet jeta në Shqipëri Arber Çekaj

TIRANË– Gjykata gjermane e shkallës së parë ka dhënë ‘OK’ për ekstradimin në Shqipëri të Arbër Çekajt, pronarit të kontenierit me banane brenda të cilit u gjetën 613 kilogramë kokainë ardhur nga Kolumbia në Portin e Durrësit.

Ky vendim është marrë 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit. Gjatë seancës gjyqësore Arbër Çekaj ka kërkuar të mos ekstradohet me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Gjithsesi ky vendim nuk e çon deri në fund ekstradimin e Çekajt drejt vendit tonë, pasi pronari i kontenierit me drogë nuk është dorëzuar.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Arbër Çekaj, përmes avokatit të tij gjerman e ka apeluar vendimin, dhe që të marrë formë të prerë duhet të pritet si do të jetë edhe vendimi i Apelit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu, Çekaj ka kërkuar azil politik në Gjermani, kërkesë e cila është në shqyrtim e sipër.

Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment