Aktualitet

“Çfarë ke që përmend emrin tim?”/ Dritan Hila tregon telefonatat që i kanë bërë të ‘fortët’: Më kanë marrë

23 Janar 2020, 08:51 Nga DOSJA
“Çfarë ke që përmend emrin tim?”/ Dritan Hila

Tiranë- Analisiti Dritan Hila, ka thënë në emisionin “Arena”, se një problem mjaft shqetësues është edhe lirimi i të fortëve nga burgu. Ai ka treguar se “të fortët” e liruar nga burgu, e kanë marrë ate në telefon, kur iu ka përmendur emrat e tyre në publik.

Të mos harrojmë një shqetësim që ngriti Mit’hat Havari, këtu do të fillojë përsëri rrethi i krimit, dhe ty edhe gazetarët e kronikës. Po them kaq gjë, më kanë marrë mua në telefon, kur ju kam përmendur emrat, këta të liruarit nga burgu që kam përmendur më kanë marë në telefon, “Çfarë ke që përmend emrin tim”-thotë, po ta them unë, jam gazetar, jam njeri publik, më kanë marrë në telefon.”, është shprehur Dritan Hila.

Vendimet e fundit gjyqësore për lirimin nga burgu të disa personave të dënuar, kanë alarmuar jo vetëm opinionin publik por edhe disa nga institucionet kryesore në vend. Pak javë më parë u lirua nga burgu Endri Dokle, anëtari i bandës së Lul Berishës. Dy ditë më parë nga qelia, Emijano Shullazi kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë, por kjo kërkesë iu refuzuar nga gjykata. Deri më tani ministrja Etilda Gjonaj është mjaftuar me deklarata për mediat, ndërkohë që nuk ka ndërmarrë asnjë akt ligjor për të penguar lirimin e tyre.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan hila telefonata e hilës nga të fortët dritan hila telefonata e hilës nga të fortët

Sondazh

Poll