Aktualitet

Fluksi i dosjeve/ KLP shqyrton të hënën kërkesën e SPAK-ut për shtimin me dy prokurorë

23 Janar 2020, 08:39 Nga DOSJA
Fluksi i dosjeve/ KLP shqyrton të hënën kërkesën e

Tiranë- Ditën e hënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë kërkesën e kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Krajës për shtimin e 2 prokurorëve të tjerë në këtë institucion për shkak të fluksit të punës. Mësohet se shkak i vakancave është bërë mungesa e prokurorëve me Vetting të kaluar në të dyja shkallët.

SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar. Anëtarët e emëruar të SPAK janë  Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj,  Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani. Ndërsa dy të komanuarit janë Vladimir Mara dhe Dritan Premçi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anëtarët e spak fluksi i dosjeve në spak anëtarët e spak fluksi i dosjeve në spak

Sondazh

Poll