Politike

Përplasja me qytetarët në Vorë, Policia nis hetimet për Flamur Nokën

Procedimi ka nisur pasi Noka ka penguar dy qytetarë për të ushtruar të drejtën e votimit. 

11 Maj 2025, 17:27 Nga I.A
Përplasja me qytetarët në Vorë, Policia nis hetimet për
Flamur Noka

VORË- Policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj deputetit demokrat Flamur Noka. Procedimi ka nisur pasi Noka ka penguar dy qytetarë për të ushtruar të drejtën e votimit. Noka u përplas sot shoferin e Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka pasur një përplasje me një grup votuesish në Vorë. Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit.

flamur noka

Sondazh

Poll