Politike

Zgjedhjet parlamentare/ Pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 17:00 arrin në 38.35% 

Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 38.35%.

11 Maj 2025, 17:21 Nga I.A
Zgjedhjet parlamentare/ Pjesëmarrja në rang vendi deri në
Pjesëmarrja

TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarët ditën e sotme. Sipas përditësimit të KQZ-së, deri në orën 17:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 38.35%.

Qendrat e votimit u hapën zyrtarisht në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Në këto zgjedhje kanë të drejtë vote gjithsej 3,713,761 shtetas shqiptarë, mes të cilëve 114 mijë janë votues për herë të parë.

kqz zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll