11 Maj 2025, 17:03
Nga M.L
Arjan Hoxha
KAMËZ- Kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha ka zuluar më shumë detaje rreth videos së publikuar, ku sekretarja e Rakip Sulit dhe tre vajza të tjera u kapën me lista emrash nëpër duar në një makinë në Kamëz dhe kërcënuan personin që i filmoi. Në një intervistë për Syri TV ai deklaroi se kërcënimi i administratës së Rakip Sulit është prezent në cdo QV.
Ai tha se njëra nga vajzat ishte sekretarja e Rakip Sulit ndëra tjetra ishte punonjëse bashkie. Hoxha shtoi se ato janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor dhe po bëjnë fushtatë për PS-në në shkelje të hapur me ligjin.
"Videoja u regjistrua nga një pjesëtar i ekipit tim. Bëhet fjalë për QV e ngritur tek ish kopshti në qendër Kamëz. Njëra ishte sekretarja e Rakip Sulit, Rajmonda Lecka e tjetra punonjëse e policisë bashkiake. Ata janë pjesë e administratës së procesit zgjedhor. Në shkelje të hapur me ligjin bëjnë fushatë për PS-në.
Ky nuk është rast sporadik. Gjatë gjithë ditës së sotme e gjithë administrata e bashkisë ndodhet në çdo QV, brenda ambienteve të tyre në shkelje të hapur të Kodit Zgjedhor duke u përpjekur të intimidojnë e ushtrojnë presion mbi votuesit. Kam njoftuar me telefon kreun e KZAZ Eni Bistri por ai nuk mori asnjë masë. Dhe duke parë që ai nuk mori asnjë masë, pamjet filmike i denoncova.
Eni Bistri është dhe punonjës i bashkisë së Rakip Sulit. Gjatë gjithë ditës qytetarët ankohen se janë nënprension të administratës së Kamzës dhe patronazhistëve," tha Hoxha.
arjan hoxha
Politike
11 Maj 2025, 16:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË-Procesi i votimit në Yzberisht po zhvillohet në kontenierët e përshtatur si qendra votimi. Shum&...
Politike
11 Maj 2025, 16:52
M.B
Silda Çepe
TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë nj&eum...
Politike
11 Maj 2025, 16:47
M.B
Arla Merja
TIRANA- Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Arla Merja ka bërë një deklaratë për mediat k...
Politike
11 Maj 2025, 16:41
M.L
Foto ilustruese
KAMËZ- Gjatë ditës së sotme, ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nuk kanë munguar denoncimet në ç...
Politike
11 Maj 2025, 16:31
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Vëllai i kandidates së PS në Elbasan Ervina Meta, Bledar Ferhati është fotografuar prej d...
Politike
11 Maj 2025, 16:19
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Eduart Sharka përmes një post...
Politike
11 Maj 2025, 16:22
I.A
Pjesëmarrja
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarë...
Politike
11 Maj 2025, 16:15
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në...
Politike
11 Maj 2025, 16:10
M.L
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Teksa procesi zgjedhor vazhdon ende, shkeljet e Kodit Zgjedhor nuk kanë munguar. Një ndër më të hasurat ...
Politike
11 Maj 2025, 16:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Në incident ka ndodhur disa orë me parë në një qendër votimi në Vorë m...