Politike

Sekretarja e Rakip Sulit dhe 3 vajza të tjera kapen 'mat' me lista në duar, kërcënojnë personin që i filmoi: Ik andej se të zhduka fare! Plerë e dreqit

Ata po kapen me lista nëpër duar, duke parë se kush ka votuar, kë duhet paguar që të votojnë. Një tjetër rast i tillë është evidentuar këtë herë në zonën e Kamzës, tek qendra votimi ‘Kopshti i vjetër’.

11 Maj 2025, 16:41 Nga M.L
Sekretarja e Rakip Sulit dhe 3 vajza të tjera kapen 'mat' me
Foto ilustruese

KAMËZ- Gjatë ditës së sotme, ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nuk kanë munguar denoncimet në çdo zonë zgjedhore për patronazhistët e Edi Ramës. Ata po kapen me lista nëpër duar, duke parë se kush ka votuar, kë duhet paguar që të votojnë. Një tjetër rast i tillë është evidentuar këtë herë në zonën e Kamzës, tek qendra votimi ‘Kopshti i vjetër’.

Katër vajza që ndodheshin në makinë shihen duke kontrolluar listat e votuesve. Pasi janë kapur 'mat', patronazhistet e Ramës janë bërë dhe të dhunshme, duke goditur denoncuesin teksa një i ri me makinë, e intimidonte që të mos filmonte. Njëra prej tyre është identifikuar si sekretarja e Rakip Sulit, kryetari i bashkisë së Kamzës. 

rakip suli edi rama zgjedhjet e 11 majit kamez

Sondazh

Poll