11 Maj 2025, 16:47
Nga M.B
Arla Merja
TIRANA- Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Arla Merja ka bërë një deklaratë për mediat ku tha se ka raste të përsëritura të intimidimit të votuesve nga patronazhistët e PS-së. Merja tha se kjo sjellje është një shkelje flagrante e parimeve demokratike dhe përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së votës. Ajo shtoi se askush nuk ka të drejtë të gjurmojë, kontrollojë apo presionojë qytetarët për bindjet dhe zgjedhjet e tyre politike.
Deklarata e Zëdhënëses së Fushatës në Partinë e Lirisë, Arla Merja:
Të Lënë Qytetarë të Lirë: Mjaft me Intimidimin e Votuesve!
Në ditën e votimit, qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të lirë dhe të sigurt për të ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, pa frikë, presion apo ndikim politik. Fatkeqësisht, janë raportuar raste të përsëritura të intimidimit sistematik të votuesve nga të ashtuquajturit patronazhistë, që përpiqen të ndikojnë në mënyrë të paligjshme dhe të papranueshme vullnetin e lirë të qytetarëve.
Kjo sjellje është një shkelje flagrante e parimeve demokratike dhe përbën një cenim të drejtpërdrejtë të lirisë së votës. Askush nuk ka të drejtë të gjurmojë, kontrollojë apo presionojë qytetarët për bindjet dhe zgjedhjet e tyre politike.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos lejojnë askënd t’ua mohojë të drejtën për të zgjedhur lirshëm. Po ashtu, ftojmë institucionet përkatëse, organizatat monitoruese dhe aktorët ndërkombëtarë që të ndjekin me kujdes këto shqetësime dhe të ndërhyjnë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor.
Demokracia nuk mund të ndërtohet mbi frikë, por mbi zgjedhje të lira.
Lërini qytetarët të lirë!
zgjedhjet
Politike
11 Maj 2025, 16:41
M.L
Foto ilustruese
KAMËZ- Gjatë ditës së sotme, ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nuk kanë munguar denoncimet në ç...
Politike
11 Maj 2025, 16:31
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Vëllai i kandidates së PS në Elbasan Ervina Meta, Bledar Ferhati është fotografuar prej d...
Politike
11 Maj 2025, 16:19
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Eduart Sharka përmes një post...
Politike
11 Maj 2025, 16:22
I.A
Pjesëmarrja
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarë...
Politike
11 Maj 2025, 16:15
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në...
Politike
11 Maj 2025, 16:10
M.L
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Teksa procesi zgjedhor vazhdon ende, shkeljet e Kodit Zgjedhor nuk kanë munguar. Një ndër më të hasurat ...
Politike
11 Maj 2025, 16:04
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Në incident ka ndodhur disa orë me parë në një qendër votimi në Vorë m...
Politike
11 Maj 2025, 15:56
N.F
Votimi
ELBASAN- Një vajzë e rë e paralizuar ka ushtruar të drejtën e saj të votës në Elbasan. Komisione...
Politike
11 Maj 2025, 15:51
I.A
Florenc Çapja
TIRANË- I shumëkërkuari i drejtësisë Florenc Çapja nuk është lejuar që të vot...
Politike
11 Maj 2025, 15:47
M.B
Erisa Xhixho
TIRANA- Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu ...