11 Maj 2025, 17:08
Nga M.B
Jozefina Topalli
TIRANA- Drejtuesja e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli në një deklaratë për shtyp iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të votuar. Topalli tha se qytetarët kanë një fuqi edhe më të madhe nga çfarë mendojnë. Ajo shtoi se vota është mundësia dhe e drejta e qytetarëve për një kthesë historike. Gjithashtu Topalli tha se dyert e votimeve janë vetë ato dyer që hapen vetëm një herë në katër vite.
DEKLARATË PËR MEDIA E DELEGUARA POLITIKE PËR DIASPORËN, JOZEFINA TOPALLI:
Sot është një ditë e bukur, dhe edhe më e bukur bëhet kur shqiptarët, dalin dhe votojnë me dinjitet dhe me zemër. Kanë mbetur edhe 2-3 orë, dhe fjala kyçe në të tilla raste është: votoni, votoni, votoni. Mos e nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni një fuqi edhe më të madhe nga ç’mendoni. Dyert e votimeve janë vetë ato dyer që hapen vetëm një herë në katër vite. Atë ditë, siç është dita e sotme, ju keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të jashtëzakonshëm të një kthese të madhe historike. Ndaj, hyni tek ajo derë, votoni, sepse vota nuk është vetëm një e drejtë, por ajo është edhe një përgjegjësi.
Në të njëjtën kohë, me këtë rast, duhet të falënderoj pa dyshim mijëra shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët jo vetëm janë regjistruar dhe kanë votuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë masive me votën e tyre për një kthesë historike. Gjatë periudhës së kaluar, por edhe sot, me mijëra kanë ardhur dhe nuk kanë ardhur thjesht për të sjellë një votë. Ata kanë ardhur për të sjellë një mesazh, jo vetëm patriotizmi, por një mesazh për të gjithë shqiptarët se ditën që vendi ka nevojë për ta, ata janë këtu dhe dinë si të votojnë.
zgjedhjet
Politike
11 Maj 2025, 17:03
M.L
Arjan Hoxha
KAMËZ- Kandidati i PD-së në Kamëz Arjan Hoxha ka zuluar më shumë detaje rreth videos së publikuar, ku sekret...
Politike
11 Maj 2025, 16:46
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË-Procesi i votimit në Yzberisht po zhvillohet në kontenierët e përshtatur si qendra votimi. Shum&...
Politike
11 Maj 2025, 16:52
M.B
Silda Çepe
TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë nj&eum...
Politike
11 Maj 2025, 16:47
M.B
Arla Merja
TIRANA- Zëdhënësja e Partisë së Lirisë Arla Merja ka bërë një deklaratë për mediat k...
Politike
11 Maj 2025, 16:41
M.L
Foto ilustruese
KAMËZ- Gjatë ditës së sotme, ku po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, nuk kanë munguar denoncimet në ç...
Politike
11 Maj 2025, 16:31
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
ELBASAN- Vëllai i kandidates së PS në Elbasan Ervina Meta, Bledar Ferhati është fotografuar prej d...
Politike
11 Maj 2025, 16:19
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
FIER- Kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Eduart Sharka përmes një post...
Politike
11 Maj 2025, 16:22
I.A
Pjesëmarrja
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e pjesëmarrjes në votime nga qytetarë...
Politike
11 Maj 2025, 16:15
M.L
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen në...
Politike
11 Maj 2025, 16:10
M.L
Foto ilustruese
LIBRAZHD- Teksa procesi zgjedhor vazhdon ende, shkeljet e Kodit Zgjedhor nuk kanë munguar. Një ndër më të hasurat ...