Politike

"Zgjedhjet e sotme tepër të rëndësishme!" Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato: Po bëj vëzhgim zgjedhor, ishim informacione edhe për bandat...

Gonzato ka theksuar para mediave rëndësinë e veçantë që mbart procesi zgjedhor i sotëm, veçanërisht pas hapjes së negociatave me BE-në.

11 Maj 2025, 17:18 Nga M.B
"Zgjedhjet e sotme tepër të rëndësishme!"
Silvio Gonzato

FIER- Ambasadori i BE, Silvio Gonzato ka vizituar sot Prokurorinë e Fierit. Gonzato ka theksuar para mediave rëndësinë e veçantë që mbart procesi zgjedhor i sotëm, veçanërisht pas hapjes së negociatave me BE-në. Ai tha se ishte më herët në Durrës për shkak të informacionit mbi aktivitetin e bandave dhe u zhvendos në Fier për të ndjekur situatën nga afër. 

"Kjo është ditë e rëndësishme për qytetarët shqiptarë, në veçanti pas çeljes së negociatave. Unë sot nuk po bëj vëzhgim zgjedhor. Unë po shikoj sesi po ecin zgjedhjet. Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme. ODIHR po vëzhgon zgjedhjet dhe ata më pas do japin gjetjet dhe rekomandimet e tyre. Sapo kam arritur në qarkun e Fierit.

Unë doja të takohesha me SPAK, për të parë punën që po bëjnë. Po vëzhgoj sesi po ecën puna e bashkëpunimit mes institucioneve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Marrëveshja e bashkëpunimit institucional po ecën mirë. Incidentet do të hetohen nga institucionet e vendit. Erdha në Fier, që mos të mbetëm në Tiranë. Isha në Durrës isha, sepse kishte informacione për bandat, kishim informacione edhe për bandat në Fier dhe erdha këtu", tha Ambasadori.

zgjedhjet

Sondazh

Poll