Politike

"Merrni me vete një të afërm, mik, fqinj dhe votoni!" PS drejtuar qytetarëve: Vota juaj është fuqia juaj

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin me vete një të afërm, një mik, një fqinj dhe të votojnë për Shqipërinë që meritojnë.

11 Maj 2025, 16:52 Nga M.B
"Merrni me vete një të afërm, mik, fqinj dhe votoni!"
Silda Çepe

TIRANA- Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe ka dhënë një deklaratë për mediat ku iu drejtua qytetarëve me thirrjen për të votuar. Çepe tha se vota është fuqia e qytetarëve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të marrin me vete një të afërm, një mik, një fqinj dhe të votojnë për Shqipërinë që meritojnë.

Deklarata e zëdhënëses për zgjedhjet pranë PS, Silda Çepe:

Të nderuar qytetarë,

Deri në mbylljen e kutive të votimit kanë mbetur edhe pak orë – dhe çdo votë e juaja ka rëndësi. Në këtë ditë të jashtëzakonshme për demokracinë tonë, secili prej jush ka mundësinë të vendosë nëse Shqipëria do të ecë përpara apo do të shkojë në drejtim të paditur.
 
Prandaj: I bëjmë thirrje çdo prindi, çdo nëne e babai, gjysheje e gjyshi që të mendojnë për fëmijët e nipërit e tyre e të votojnë. I bëjmë thirrje çdo sipërmarrësi e çdo profesionisti, çdo punëtori e fermeri  që me djersën e mundin e tyre e kanë çuar këtë vend përpara që të dalin e të votojnë.
 
I bëjmë thirrje të rinjve e të rejave që besojnë tek Shqipëria moderne e europiane që të dalin të votojnë. Votoni! Dilni dhe votoni! Merrni me vete një të afërm, një mik, një fqinj – dhe votoni për Shqipërinë që meritoni. Vota juaj është fuqia juaj. Përdoreni atë.

zgjedhjet

Sondazh

Poll