Politike

FOTO/ Vëllai i kandidates së PS në Belsh nuk largohet nga qendra e votimit, intimidon votuesit dhe komisionarët

Në fotot e publikuara duket ai i cili qëndron me persona të ndryshëm tek ambientet e qendrës së votimit.

11 Maj 2025, 16:31 Nga N.F
FOTO/ Vëllai i kandidates së PS në Belsh nuk largohet nga qendra
Pamje nga vendi i ngjarjes

ELBASAN- Vëllai i kandidates së PS në Elbasan Ervina Meta, Bledar Ferhati është fotografuar prej disa orësh teksa qëndron në qendrën e votimit nr 25/87 në Belsh. Sipas denoncimeve nga qytetarët Ferhati po intimidon votuesit dhe komisionarët.

Në fotot e publikuara duket ai i cili qëndron me persona të ndryshëm tek ambientet e qendrës së votimit. Raste të tilla janë regjistruar shumë gjatë ditës së sotme në qendra të ndryshme të votimit në vend ku janë regjistruar edhe konflikte.

elbasan

Sondazh

Poll