Politike

"1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ kanë të drejtë vote", Artan Hoxha: Faktohet qartë se lista e votuesve është dy herë më e madhe nga shqiptarët me të drejtë vote brenda vendit

Hoxha shkruan se KQZ shprehet se në listën e votimit janë 3,713,761 shqiptarë. Teksa bën llogaritë ai thekson se në Shqipëri me të drejt vote janë 1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ.

11 Maj 2025, 17:18 Nga N.F
"1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ
Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me numrin e votuesve që rezultojnë në listën e votimit. Hoxha shkruan se KQZ shprehet se në listën e votimit janë 3,713,761 shqiptarë. Teksa bën llogaritë ai thekson se në Shqipëri me të drejt vote janë 1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ.

Sipas tij kjo dëshmon qartë se lista e votuesve është më shumë se dy herë më e madhe nga shqiptarët me të deejtë vote brenda vendit. Gazetatri u bëri thirrje shqiptarëve të mos humbasin kohë dhe të shfrytëzojinë edhe këto pak orë që kanë mbetur për të votuar të ardhmen e vendit.

"Një hesap i thjeshtë zgjedhor… KQZ na thotë se në listën e votimit janë 3,713,761 shqiptarë.
Censusi i qeverisë shqiptare(pak i fryrë) na thotë se në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë. Nga këta 2.4 milione banorë rezident në Shqipëri, 600 mijë nuk votojnë se janë nën moshën 18 vjeç.
Nga diaspora janë rregjistruar për të votuar në këto zgjedhje dhe 245 mije votues.
Pra në Shqipëri, kanë të drejtë vote 1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ.
Ky fakt dëshmon qartë, se lista e votuesve është më shumë se dy herë më e madhe nga shqiptarët me të dejtë vote brenda vendit…


1.9 milionë votues me shumë në lista nga sa janë shqiptarë me te drejtë vote ne vend. Deri në orën 16:00, KQZ njofton se kanë votuar 36.11%, ose 1.340.700 shqiptarë. Por kjo shifër vlerësohet me listën e KQZ-së jo me numrin real të shqiptarëve brenda vendit. Në të vërtetë, në Shqipëri kanë votuar deri në orën 16:00, 74.5% e popullsisë me të drejtë vote brenda vendit. Kjo është shifra e saktë e pjesmarrjes në votime dhe nuk është e ulët, por shumë e lartë… Prandaj shqiptarë mos humbni kohë, shfrytëzojini edhe këto pak orë që kanë mbetur për të votuar të ardhmen e vendit tuaj," shkruan Hoxha.

"1.8 banorë nga 3.713.761 shqiptarë që ka në lista KQZ

artan hoxha

Sondazh

Poll