Politike

Sharka ndan pamjet: Patronazhistët në fshatin Kasharaj krahasojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e votimit

Sharka ka ndarë një video ku duken disa persona të cilët shkruajnë në disa letra të mëdha.

11 Maj 2025, 16:19 Nga N.F
Sharka ndan pamjet: Patronazhistët në fshatin Kasharaj
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Eduart Sharka përmes një postimi në "Facebook" ka denoncuar angazhimin e patronazhistëve nëpër zona të ndryshme të këtij qarku. Sharka ka ndarë një video ku duken disa persona të cilët shkruajnë në disa letra të mëdha, 

Sipas tij ata  brenda zonës së sigurisë së qendrës së votimit kryqëzojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e votimit me listat zgjedhore.

“Në fshatin Kasharaj , Lushnjë, patronazhistët brenda zonës së sigurisë së qendrës së votimit kryqëzojnë të dhënat e marra në mënyrë të paligjshme nga qendra e votimit me listat zgjedhore," shkruan ai në një postim në faqen e tij në facebook.

sharka

Sondazh

Poll