Sport

Claudio Lotito apel ultrasve të Lazios: Paguani 50 mijë€

20 Janar 2020, 16:57 Nga DOSJA
Claudio Lotito apel ultrasve të Lazios: Paguani 50 mijë€

Presidenti i Lazio-s, Claudio Lotito u ka dërguar një letër çdo ultrasi të cilët
bënë përshëndetjen fashiste gjatë një ndeshjeje në Europa League kundër Rennes duke kërkuar nga tifozët 50,000 euro dëmshpërblim.

Situata erdhi gjatë ndeshjes së Europa League kundër Rennes më 3 tetor, e cila rezultoi që UEFA të mbyllte një pjesë të sektorit të Stadio Olimpico si ndëshkim për ndeshjen tjetër, së bashku me një gjobë prej 20,000 €.

Presidenti Claudio Lotito dhe SS Lazio u ka dërguar letra individuale tifozëve që ata identifikuan. “Nga pamjet filmike të siguruara nga UEFA dhe hetimet e policisë, konfirmohet se ju jeni përgjegjës për sjelljet e pahijshme dhe akuzat e ngritura ndaj jush. Përveç aspektit penal, sjellja juaj i  ka shkaktuar dëme financiare klubit duke ndikuar në shitjen e biletave, kosto që llogaritet në 50 mijë €”.

Meqenëse vetëm tifozët e identifikuar janë përgjegjës për dëmtimin e klubit, ne ju ftojmë të na kontaktoni në mënyrë që të mund të dakordoni një metodë pagese për të rimbursuar Lazion.”Ndërkohë, ju informojmë se klubi ka pezulluar hyrjen tuaj në Stadio Olimpico për tre ndeshjet e ardhshme.”

(e.ç.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport claudio lotito uefa claudio lotito uefa

Sondazh

Poll