Sport

Zyrtare! Zidane blen talentin e radhës nga Brazili, kushton 35 mln euro

20 Janar 2020, 16:28 Nga DOSJA
Zyrtare! Zidane blen talentin e radhës nga Brazili, kushton 35 mln euro

Real Madridi sapo ka bërë goditjen e parë për këtë merkato janari. Lojtari i transferuar në “Santiago Bernabeu” është Reinier Jesus Carvalho. Ai ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos”.

18-vjeçari kërkohej nga disa klube big në Angli, por në fund ka zgjedhur të punojë me Zinedine Zidane. Kostoja e tij e transferimit llogaritet rreth 35 mln euro. Carvalho është mesfushor ofensiv nga Flamengo. Ai ka fituar Copa Libertadores me klubin brazilian dhe vjet u shpall kampion.

Mesfushori, i cili aktualisht po luan me Brazilin U23 në Lojërat Olimpike, pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë të Realit, Real Madrid Castilla, e cila stërvitet nga Raul.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato real madrid zidane merkato real madrid zidane

Sondazh

Poll