Sport

Mbrojtësi i Vllaznisë nuk pranon të stërvitet dhe kërcënon klubin: Largohem nëse nuk më likuidoni!

20 Janar 2020, 14:58 Nga DOSJA
Mbrojtësi i Vllaznisë nuk pranon të stërvitet dhe

SHKODËR-Vllaznia është kthyher nga Ohri ku zhvilloi fazën përgatitore dhe tani skuadra po përgatitet për sfidën e rradhës, atë ndaj Flamurtarit. Rikthimi në Shkodër është shoqëruar me polemika, pasi mbrojtësi i Vllaznisë Renato Malota, nuk ka preferuar të stërvitet me skuadrën pa u likuiduar financiarisht.

Vetë mbrojtësi ia komunikoi trajnerit Mirsad Jonuz, por në një situatë të tillë është e vështirë edhe për trajnerin, i cili nuk mund të bëjë asgjë për të zgjidhur situatën, pasi ai nuk është personi përgjegjës.

Tashmë, mbetet të pritet reagimi nga Bashkia Shkodër e cila zotëron aksionet e klubit, teksa Malota është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën dhe largimi i tij do linte hapësira në repartin difensiv.

Ndërkohë Renato Malota pretendon se ka dy paga të prapambetura.

(e.ç.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport flamurtari renato malota vllaznia flamurtari renato malota vllaznia

Sondazh

Poll