Sport

Milani e injoron totalisht, klub i madh anglez ofron 30 mln euro për Piatek

20 Janar 2020, 16:07 Nga DOSJA
Milani e injoron totalisht, klub i madh anglez ofron 30 mln euro për Piatek

Milani nuk e do më sulmuesin Piatek dhe ia ka bërë me dije me kohë që duan ta shesin. Klubi kuqezi investoi 35 mln euro një vit më parë për polakun. Fillimisht u duk si blerje e madhe, por më pas ai zhgënjeu, sidomos këtë sezon.

Sulmuesi po pret ofertën e duhur dhe ajo duket se ka ardhur. Gazetari Piotr Kozminski në “Daily Super Express” raporton se bëhet fjalë për një lëvizje në Premier League. Tottenham ka shprehur interes për sulmuesin pykë dhe është gati të bëjë një ofertë.

Milani është gati ta shesë, por duhen të paktën 30 mln euro. Në Milano nuk kanë interes që bilanci total i këtij operacioni të dalë me humbje për klubin.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport merkato milan piatek merkato milan piatek

Sondazh

Poll