Sport

FIFA dënon Flamurtarin për merkaton, por në Vlorë po vjen një ish-lojtar i Milanit

20 Janar 2020, 11:43 Nga DOSJA
FIFA dënon Flamurtarin për merkaton, por në Vlorë po vjen

Drejtuesit e Flamurtarit janë të bindur që do e heqin bllokimin e FIFA-s për tre sesione të merkatos. Ata po punojnë vrullshëm për të bërë afrime këtë janar.

Administratori Sinan Idrizi dje tha në emisionin “Zona Gol” se do sjellë dy lojtarë që kanë luajtur me Milanin. ABC News raporton se njëri është Taye Taiwo.

34-vjeçari është mbrojtës dhe së fundmi ka luajtur në Finlandë me Rops, ku numëron 59 ndeshje si titullar.

Ai nuk është i panjohur, sepse më parë ka luajtur te Marseille në Ligue 1, ndërkohë që në vitin 2011 iu bashkua Milanit. Karriera e tij është e pasur, sepse ka luajtur edhe te QPR.

Veterani i mbrojtjes aktualisht është në kryeqytet dhe pritet të firmosë sot ose nesër.

M.P/ Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport flamurtari milan taiwo flamurtari milan taiwo

Sondazh

Poll