Sport

Nuk bindi me Partizanin, drejtuesit rikthejnë sulmuesin aty ku e morën!

20 Janar 2020, 14:19 Nga DOSJA
Nuk bindi me Partizanin, drejtuesit rikthejnë sulmuesin aty ku e

TIRANË- Jozef Ekuban nuk do të jetë më lojtari i Partizanit, sulmuesi është rikthyer te Helas Verona, me këta të fundit që zotërojnë kartonin e ganezit.

Sulmuesi u afrua në verë tek të kuqtë, por asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij dhe për këtë arsye, drejtuesit e Partizanit vendosën ta rikthenin në Itali.

Për të gjithë tifozët e Partizanit, mbiemri Ekuban do të thotë shumë, pasi përpara disa viteve vëllai i Jozefit, Kaleb bëri mrekulli në kryeqytet duke realizuar një mori golash. Jozef Ekuban zhvilloi vetëm 33 minuta me Partizanin.

Njoftimi:

ZYRTARE JOSEF EKUBAN RIKTHEHET TE HELLAS VERONA
Klubi njofton përfundimin e huazimit të Josef Ekuban. Sulmuesi 19 vjeçar, i cili iu bashkua kampionëve në fillim të sezonit 2019-20 nga Hellas Verona, do të rikthehet në klubin Italian. FK Partizani dhe sulmuesi Ekuban kanë mbyllur sot bashkëpunimin mes tyre.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport jozef ekuban partizani jozef ekuban partizani

Sondazh

Poll