Sport

Janari i Superiores në varfëri ekstreme, më shumë flitet për mungesë rrogash!

20 Janar 2020, 11:33 Nga DOSJA
Janari i Superiores në varfëri ekstreme, më shumë flitet

TIRANË– Edhe disa ditë kanë mbetur në prag të mbylljes së merkatos dhe shumë pak ose për të thënë aspak është bërë nga klubet sa i përket afrimeve, kjo sepse 6 në 10 skuadra kanë probleme evidente financiare, ndërsa katër arrijnë të paktën të administriohen.

Flamurtari e Luftëtari e kanë të shpërthyer problemin, ndërsa presidenti i Skënderbeut Takaj e pranon vetë se ka disa probleme.

Natyrisht nuk duhej kjo deklaratë për t’u kuptuar, mjaftonte të shihej serie prej 4 ndeshjesh pa fitore. Ajo që çudit janë lajmet e Merkatos, ku në Korçë pritet të bëhet nami. Flamurtari mund të jetë marketi më i madh i Superiores bashkë me Luftëtarin: pa rroga nuk mbahet mend që kur, lojtarët prasin datën 4 janar në Vlorë për t’u zgjidhur nga detyrimet, ndërsa në Gjirokastër nuk kanë as fjalën premtuese për të zgjidhur problemin.

Për të mos harruar edhe Vllazninë që gjithë problemin e ka te politika, buxhetet akordohen në stratosferë, por kur vjen puna për të paguar lojtarët dhe stafin, të gjithë ngrejnë duart, si për të thënë që në arkë nuk ka asnjë lekë.

Merkato mund të ketë, por ajo do të jetë gratis, me ato  çfarë ndodhen ose dalin në treg, të gjithë pretendojnë që dikush të durojë pak më shumë se të tjerët, sa për të kaluar atë janarin e tmerrshëm.

E.Ç;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport luftetari merkato presidenti i skënderbeut superiorja takaj vllaznia luftetari merkato presidenti i skënderbeut superiorja takaj vllaznia

Sondazh

Poll