Sport

CR7 nuk mjafton, Dybala fton edhe një tjetër super yll te Juventusi

20 Janar 2020, 15:59 Nga DOSJA
CR7 nuk mjafton, Dybala fton edhe një tjetër super yll te Juventusi

Paulo Dybala është rikthyer në qendër të vëmendjes te Juventusi. Ai po tregon formë të shkëlqyer dhe ndër ata që e admirojnë është Cristiano Ronaldo.

Portugezi është lidhur shumë me sulmuesin e talentuar të bardhezinjve, por ky i fundit nuk ngopet nga yjet në skuadrën e tij. Ai do edhe mesfushorin Paul Pogba në Torino. Këtë e ka thënë në një intervistë të fundit.

“Unë dhe Pogba kemi një miqësi të mirë. Mbaj mend kur ai ishte këtu, bënim planet për festimin pas golave. E dini se shënonim shumë (qesh) dhe festimet ndryshonin shpesh. Shpresoj që një ditë ai të rikthehet këtu”, ka deklaruar argjentinasi.

26-vjeçari kur ka qenë te Palermo ka punuar me ish-trajnerin e Milanit, aktualisht te Napoli, Gennaro Gattuso. I pyetur për atmosferën me “Rinon”, ai është shprehur: “Në Argjentinë e quajnë ‘të çmendur’. Kur ai erdhi te Palermo, më ndihmoi shumë. Mendoj se nuk ishte shumë i dashur gjatë seancave stërvitore, por ai kështu është”.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dybala pogba ronaldo dybala pogba ronaldo

Sondazh

Poll