Sport

Manaj stërvitet në Barcelonë! E mirëpret një tjetër shqiptar i katalanasve!

20 Janar 2020, 16:47 Nga DOSJA
Manaj stërvitet në Barcelonë! E mirëpret një

Rey Manaj do të jetë fatlumi shqiptar, i cili do të ketë shansin të stërvitet me gjeniun Leo Messi. Sulmuesi i kombëtares kuqezi do t’i bashkohet Barcelonës B dhe do të mund të aktivizohet ndoshta edhe me skuadrën e parë.

Klubi katalanas ende nuk e ka zyrtarizuar këtë transferim, por Manaj tashmë është në Barcelonë, aty ku ka gjetur një tjetër shqiptar, Labinot Kabashin.

19-vjeçari sot postoi një foto me ish-sulmuesin e Interit duke bërë stërvitje në palestër. “Mirë se erdhe, vëlla”, shkroi ai për Manajn, i cili deri në dhjetor ka luajtur tek Albacete.

22-vjeçari do të mund të fitojë një mik të mirë me Kabashin. Ky i fundit ka qenë te Barcelona U-19 dhe tashmë ka fituar besimin e klubit për të kaluar në ekipin e dytë.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona manaj shqiptare barcelona manaj shqiptare

Sondazh

Poll