Sport

Flamurtari në gjendje kritike, ndërsa Sinan Idrizi pret lojtarët të vijnë nga Milani: Klubi nuk falimenton

20 Janar 2020, 10:53 Nga DOSJA
Flamurtari në gjendje kritike, ndërsa Sinan Idrizi pret lojtarët

TIRANË– Flamurtari nuk mund të bëjë merkato për tre sesionet e radhës, sipas lajmit që qarkullon dhe dënimit të ardhur nga FIFA. Gjithcka lidhet me borxhet e akumuluara të klubit vlonjat dhe detyrimet e pashlyera ndaj lojtarëve.

Megjithatë administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, insiston se klubi vlonjat nuk do të falimentojë dhe për më tepër  po punon që të kthejë përsëri skuadrën aty ku duhet. Në një interviste për “Supersport”, kreu i vlonjatëve pranon se klubi është mbrapa në krahasim me atë që duhej të bënte, por ndërkohë po bën edhe merkato.

“Falimenti, të paktën sa jam unë, nuk është pikë zgjidhjeje. Dikush më pyeti a mos është më mirë nëse shpallim falimentin. Absolutisht jo! Flamurtari nuk do të shpallë falimentin.Për ligjin e sportit jam i sigurt që tani është i pakthyeshëm, të dyja palët nuk dinë të dialogojnë.

 

Dhe meqë ra fjala me datë 24 shoku Edvin Libohova ka bërë një thirrje për aktorët e Ligës që të mblidhen bashkë të flasin për ligjin e sportit, Nuk e kuptoj se pse nuk e lënë të hapur. I bëjë një ftesë mikut tim Libohova ta bëjmë të hapur këtë, ta kuptojmë se ku kemi ngelur.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport flamurtari kreu i vlonjatëve sinan idrizi flamurtari kreu i vlonjatëve sinan idrizi

Sondazh

Poll