Sport

Nuk paguan prej dy muajsh faturat për mirëmbajtjen e vajzës, sulmuesi i Chelsea-t rrezikon burgun

20 Janar 2020, 10:48 Nga DOSJA
Nuk paguan prej dy muajsh faturat për mirëmbajtjen e vajzës,

TIRANË– Sulmuesi i Chelsea-t Michy Batshuayi është hedhur në gjyq nga ish-partnerja e tij Gitte Van Der Elst, pasi lojtari nuk ka paguar shpenzimet mujore që i takojnë vazjës së tyre 2 vjeçare.

Sipas raportit të UK Sun, sulmuesi është urdhëruar nga gjykata që t’i paguajë një rrogë mujore ish partneres së tij e cila akuzon se mungojnë dy pagesa mujore prej 2 mijë paundësh secila. Sipas ligjit belg, në rast se nuk janë bërë dy pagesa për mirëmbajtjen e fëmijës, dënohet me gjashtë muaj burg dhe gjobë.

Avokati i Batshuayi, Pierre Monville tha se të gjitha pagesat tani ishin të azhurnuara, dhe fajësoi përfaqësuesit e lojtarit për kontributet e humbura.

Gjykatësi Suzy Vanhoonacker e ka shtyrë aktgjykimin deri në shkurt. “Ndërsa fëmija ynë rritet, unë do t’i tregoj se kush është babai i saj, por gjithashtu do t’i tregoj asaj se sa e vështirë ishte për ne në fillim dhe se ai nuk dëshironte tja dintë për të.

Ai mendon se thjesht dua ta përmirësoj gjendjen time financiare, por nuk më intereson diçka e tillë, gjithë rëndësia është e ardhmja e vazjës sime” deklaroi ajo.

E.Ç/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport michy batshuayi michy batshuayi

Sondazh

Poll