Politike

FOTOLAJM/ Kuvendi i Kosovës ngrihet në këmbë dhe mban një minutë heshtje për nder të Ditës së Dëshmorëve, deputetët e Listës Serbe qëndrojnë ulur

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen Dëshmorët e Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

5 Maj 2025, 10:45 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Kuvendi i Kosovës ngrihet në këmbë dhe mban
seanca ne kuvendin e kosoves

KOSOVË- Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës është mbajtur një minutë heshtje në nder të dëshmorëve. Deputetët janë ngritur të gjithë në këmbër përveç, atyre të Listës Serbe që qëndruan ulur gjatë kësaj kohe.

FOTOLAJM/ Kuvendi i Kosovës ngrihet në këmbë dhe mban
seanca

5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen Dëshmorët e Kombit, që kanë dhënë jetën e tyre për liri, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari. Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit, çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve krerët më të lartë të shtetit shqiptar kryejnë homazhe. Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit.

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Në vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

dita e deshmoreve lista serbe kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll