Aktualitet

‘Automatikët mbaheshin për ilustrim’, detaje nga gjetja e armëve në Elbasan, kishin procesverbal që kishin hyrë në Ko

18 Janar 2020, 17:18 Nga DOSJA
‘Automatikët mbaheshin për ilustrim’, detaje nga gjetja e

ELBASAN- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga armët e gjetura sot në Komisariatin e Elbasanit. Duke iu referuar burimeve bëhet me dije se armët ishin automatik të modelit 56 dhe janë gjetur në zyrën e shefit të policimit në komunitet, Faik Ruko.

Sipas informacioneve nga të njëjtat burime, mësohet se armët ishin mbledhur nga aksionet në komunitet dhe mbaheshin në zyrën e sektorit të policimit për ilustrim. Po ashtu shtohet se armët kanë pasur dhe procesverbal për hyrjen në komisariat, në bazë të regulla.

Nga ana tjetër bëhet me dije se ka qenë vet Ruko ai që ka njoftuar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për prezencën e tyre.  

Një ngjarje e paprecedentë u zbulua sot në Elbasan, ku në zyrën e shefit të Rendit janë gjetur 9 armë, origjina e të cilave është ende e paditur. 9 armë pa leje, automatike dhe model 56, mëson Dosja.al nuk janë të sekuestruara nga Policia për t’iu bërë ekspertizën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme pa leje ne elbasan faik ruko arme pa leje ne elbasan faik ruko

Sondazh

Poll