Aktualitet

U shkarkua sot nga detyra, kush është Robert Aga, shefi i policisë që u bë VIP nga përgjimet e BILD, pjesë e raportit të

18 Janar 2020, 11:59 Nga DOSJA
U shkarkua sot nga detyra, kush është Robert Aga, shefi i

TIRANË- Dosja.al e ka ndjekur në vijimësi çështjen e personazhit Robert Agës, i cili u bë i njohur për shqiptarët më 19 qershor 2019, kur gazeta gjermane “Bild” publikoi përgjimet e famshme. Aga, një nga personazhet kryesor të përgjimeve, ka qenë një prej drejtuesve të policisë që në dhjetor të vitit 2017, ishte pjesë e një raporti që Shërbimi Informativ i dërgoi Prokurorisë për Krimet e Rënda, por edhe ministrisë së Brendshme, për përfshirjen e policisë në kultivimin e kanabisit.

Në këtë dokument përmenden dhe Jaeld Çela, drejtori i Policisë Vlorë, implikimi i të cilit tashmë është vërtetuar pasi Çela është shpallur në kërkim.

Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”, ndërkohë që në raportin e SHISH emri i tij, ishte krah Renato Avdylajt, Gjergji Kohilës, Alban Hoxhës, e Jaeld Celës.

Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore, deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër. Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri Rama dhe ministrat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës., e jo në Dibër, megjithatë asnjëherë ai nuk u hetua.

 

Dje, vëllai i tij, Pajtim Aga u arrestua si pjesë e një rrjeti që trafikonte drogë, ndërkohë që edhe sot, nuk dihet çfarë është bërë me procedimin në adresë të Robert Agës, dhe me informacionin që SHISH ka adresuar pranë Prokurorisë dhe Ministrisë. Me statusin e një biznesmeni dhe jo të një trafikanti, i vëllai njihej në Dibër edhe si pronar i një televizioni kabllor që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje. Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet pajtim aga përgjimet e bild robert aga shkarkohet robert aga trafik droge pajtim aga përgjimet e bild robert aga shkarkohet robert aga trafik droge

Sondazh

Poll