Aktualitet

Sherri përfundoi në pengmarrje, Policia jep detaje nga ngjarja në Kamëz: Ndodhi në ‘London’, e nxorrën me zor nga maki

17 Janar 2020, 12:06 Nga DOSJA
Sherri përfundoi në pengmarrje, Policia jep detaje nga ngjarja në

TIRANË– Policia ka dhënë detaje lidhur e pengmarrjen e ndodhur mesditën e sotme në Kamëz, nga dy persina të maskuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orën 11:44 në rrugën “London”, ku një person gjatë një konflikti të çastit është nxjerrë nga makina e tij dhe është marrë peng. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kamëz/Informacion Paraprak

Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Merret peng ditën me diell një person në Kamëz. Mësohet se i rrëmbyeri është nxjerrë me zor nga mjeti i tij dhe është futur në një fuoristradë të bardhë. Dëshmitarët tregojnë se qyetari është marrë peng nga katër persona me maska, ndërsa Policia e qytetit nuk kishte ardhur në kohë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kamez pengmarrje ne kamez kamez pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...