Aktualitet

U dënua se përdhunoi për 16 vjet vajzën, babai ‘monstër’ ankohet nga burgu: Jam i pafajshëm, më kanë manipuluar prov

17 Janar 2020, 11:28 Nga DOSJA
U dënua se përdhunoi për 16 vjet vajzën, babai

Pas daljes nga burgu të Ergys Kolaverit dhe Endrit Dokles duket se u janë rritur shpresat dhe të dënuarve të tjerë, për të përfituar nga manovrat e sistemit të drejtësisë.

Një prej tyre është edhe Qirjako Nakuci i dënuar me 15 vjet për përdhunimin vajzës së tij, ndërkohë që në një komunikim me Fax News ai shprehet se po mbahet në qeli me pa të drejtë,pasi nuk e ka kryer aktin për të cilin është dënuar.

Nakuçi shprehet se qëndron pa të drejtë prej 15 vitesh në burg, ndërsa thotë se ka plotësuar të gjitha dokumentacionet për ta apeluar çështjen e tij në SPAK.

“Edhe sikur të kisha qenë kriminel nuk do të isha dënuar kaq, jam i pafajshëm. Akuzohem se kam përdhunuar vajzën 9-vjeçare e cila nuk është vajza ime biologjike. Ju lutem të më ndihmoni, të më nxirrni të drejën. Unë nuk e di të rrish 15 vite në burg, është ose të vrasësh veten, o nuk e di. I kam bërë dhe letër SPAK për rishikim të çështjes, kërkoj që të përjashtohet gjyqtari dhe prokurori i cështjes kanë manipuluar provat”, shprehet Nakuçi.

“Ajo është vajza ime në letra, por jo biologjikisht, por që të akuzohem në këtë mënyrë më duket e padrejtë. Mua më kanë ndaluar në vitin 2018, dhe vajza pretendon se është përdhunuar kur ka qenë 9 vjeçe, pretendon se ka mbaruar juridikun, por në të vërtetë është vetëm me 9 klasë”, tha më tej Nakuçi.

Marrë nga FaxWeb

(k.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet qirjako nakuci spak qirjako nakuci spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...