Aktualitet

17 Janar 2020, 10:50 Nga DOSJA

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Sekotrin e Kujdesit të Veçantë padrejtësisht,  pas një urdhëri të dhënë nga Drejtoria e Burgjeve. Hasa në një lidhje telefonike për Dosja.al u shpreh se ai nuk vuan nga problemet mendore dhe se e ka të pamundur që qëndrojë në këtë sektor. Sipas  tij, ky urdhër është dhënë për inat, pasi ai kohët e fundit ka refuzuar ushqimin në burgun e Peqinit. Hasa rrëfen i shqetësur se në këtë SKV, nuk e ka jetën të sigurt, pasi aty qëndrojnë të burgosur me probleme mendore dhe ka frikë se mund ta vrasin.

“Jam Maksim Hasa, jam dënuar për vrasje me 25 vite burg. Kam bërë 13 vite e 4 muaj burg dhe kam për të bërë 11 vjet dhe 8 muaj burg. Jam dënuar nga gjykata me vendim të formës së prerë,  për vrasje brenda familjes, në fakt ishte aksidentale. Kam vrarë babain, kur kam qenë 19 vjeç, ka qenë aksidentale, pas debatit e shtyva dhe ra në tokë dhe vdiq. Ngjarja ka qenë në  debat e sipër. Nuk kemi shkuar mirë familjarisht. Na dhunonte të gjithëve, motrën, nënën, mua. Unë tani vuaj dënimin në burgun e Peqinit. Shefi i Policisë së Burgut, Hysni Ndreu, më tha që më ka ardhur një email nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe më kanë çuar në SKV, në Sekotrin e Kujdesit të Veçantë,  ku aty ka persona me probleme mendore.  Unë nuk jam i sigurt për jetën aty. Më vret njeri natën, unë kam frikë. Unë kam qenë më herët në SKV por Komisioni në Tiranë vendosi që nuk jam për në SKV. Ermira Qiringji, ka qenë psikiatria dhe më ka nxjerrë pa probleme.  Unë nuk dua  të qëndroj këtu, nuk jam i sigurt.  Vetëm njëherë më kanë çuar dhe nuk jam kuruar aty. Ma bëjnë për inat, se kam refuzuar ushqimin. Institucioni ma ka bërë për inat.Që më dalë 16 jam në SKV,  mes budallenjve. “, u shpreh ai.

Maksim Hasa vrau të atin në nëntor të vitit 2009. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lenije të Gramshit, ku Hasa vetëm 19-vjeç vrau të atin e tij, Seit Hasën. Grupi hetimor arriti në përfundimin se  19-vjeçari goditi pas koke me mjete rrethanore të atin në një parcelë, më pas i vuri litarin në grykë dhe e tërhoqi zvarrë për dhjetëra metra.

Dosja.al prej disa ditësh ka dërguar kërkesë zyrtare për informacion në të gjitha kanalet e informimit për Drejtorinë e Burgjeve, dhe drejtorin Agim Ismaili, por ende asnjë përgjigjie. Burgjet heshtin, ndërsa jo më larg se sot, Altin Avdyli u filmua teksa doli nga burgu dhe shkoi për vizitë në poliklinikën nr.3 të Specialiteteve në qendër të Tiranës. Ndërkohë, Emiljano Shullazi ishte emëruar deri dje përgjegjës biblioteke duke përfituar ulje të ditëve të dënimit, ndërsa Dritan Dajti, u shoqërua me eskortë për tek klinika private në ish-bllok.

J.V;E.K/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet maskim hasa vrasja e seit hasës në gramsh maskim hasa vrasja e seit hasës në gramsh

Sondazh

Poll