Aktualitet

Policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët: Mos iu afroni nëse i shihni 

17 Janar 2020, 10:55 Nga DOSJA
Policia britanike shpall në kërkim dy shqiptarët: Mos iu afroni

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarët, 23-vjeçari Qazim Marku dhe 28-vjeçari Eugert Merizaj janë shpallur në kërkim nga policia angleze, pasi dyshohen të jenë përfshirë në vrasjen e një ish-snajperisti kurd, të ekzekutuar në Hartlepool.

Ngjarja ka ndodhur  në shtëpinë e Hemwand Ali Hussain në rrugën Charterhouse, më 15 shtator të 2019 duke e lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Policia britanike tha se viktima ka shërbyer si snajperist për ushtrinë kurde, duke luftuar Shtetin Islamik.

Nga policia britanike është mësuar se dy shqiptarët, paçka se janë të lindur shumë larg Anglisë, dyshohet se kanë lidhje në disa zona të Britanisë, përfshirë Bolton, Sheffield dhe Londër.

Fotot e dy të rinjve shqiptarë janë publikuar nga policia britanike, duke u sqaruar për këdo që i shikon që të raportojë për kapjen e tyre, por të mos ju afrohen pasi mund edhe të vihen në rrezik.

“Duam t’i bëjmë apel kujtdo që mund të ketë informacione, që mund të na ndihmojnë në kapjen e këtyre dy personave në kërkim që të kontaktojë policinë. Kushdo që i sheh këta persona, u kërkojmë që të mos i afrohen.”- është shprehur Sarah Robinson, zyrtarja e policisë,

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eugert merizaj hemwand ali hussain qazim marku eugert merizaj hemwand ali hussain qazim marku

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...