Aktualitet

Vëllai i masakroi nusen, flet nga qelia burri i Enkeledës, Elton Çapoku: Ai monstër të varet me litar, i thashë nuk ke pun

17 Janar 2020, 11:46 Nga DOSJA
Vëllai i masakroi nusen, flet nga qelia burri i Enkeledës, Elton

Tiranë- Pak kohe pasi Erdet Çapoku masakroi brenda baneses kunaten e tij Enkeleden, flet nga qelia burri i saj, vellai i autorit. Elton Çapoku, qe vuan denimin ne burg, ka folur ne linje telefonike per emisionin ‘Me zemer te hapur’ ne “News 24”, duke kerkuar mes lotesh denimin maksimal per vellane, qe e cileson nje monster.

Si e morët vesh ngjarjen?

Kjo eshte përgjegjësi për shtetin, nusja ime ishte me urdhër mbrojtje dhe ata nuk e mbrojtën, 8-9 muaj doja leje dhe këta nuk më nxorën, nuk mori parasysh shteti asgjë kur ai mostra vuti dorë mbi familjen time, e në moment që ajo mori urdhër mbrojtje që nuk reagoi fare. Për burrat që vënë dorë mbi nënat vajzat, nënat, të mbajë përgjegjësi tu japë burg të përjetshëm.

Ishit në dijeni që e përndiqte ai, pse ishin prishur marredheniet mes tyre?

Ai monstra ishte në shtëpinë time, jetoi atje, dhe e përzuri nusja, se nuk e mbante nga gjendja ekonomike, ai përgjonte, bënte, i kemi thënë të marrë masat shteti, mua më ka shkatërruar shteti. Më kanë lënë gocën rrugëve më kanë prishur jetën, unë i kam pasur marrëdhëniet e mira me të.

Kur e moret vesh faktin qe guaja do bente denoncim?

Nga shtatori kur më tha do bëj denoncim i thashë ik e beje se nuk kisha rrugë tjetër

Po me vellane keni komunikuar?

Asgjë, i kam thënë të merret me familjen time, kisha muaj që nuk e telefonoja atë mostër, i kam thënë nuk ke punë me familjen time

Kur e keni takuar per here te fundit Enkeleden?

Hera e fundit Enkeledën e kam takuar në shtator së bashku me vajzën, aty më ka treguar dhe i kam thënë të bëjë denoncim, se mua shteti nuk më ka nxjerrë me leje. Kam kërkuar leje, për të qenë në varrim, i solla letrat, por varrimi ishte në 11, por në 11.20 nuk kishte ardhur akoma leja. Po tani si do behet, vjehrra është në hall për vete, kërkoj ndihmë. Lajmin e mora vesh nga shokët, ata më treguan.

Cfare apeli keni?

Dua dënim me vdekje, ose të varur në litar.

Marrë nga Ballkan web

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet erdet capoku enkeleda çapoku kunati vret kunatën në tiranë arrestohet erdet capoku enkeleda çapoku kunati vret kunatën në tiranë

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...