Aktualitet

AKU bllokon 4 ton marmaladë në pikën kufitare të Hanit të Hotit, malli i nisur nga Serbia shumë pranë afatit të skandenc

17 Janar 2020, 11:35 Nga DOSJA
AKU bllokon 4 ton marmaladë në pikën kufitare të Hanit

Tiranë- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 4.032 ton marmaladë në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi i kishte mbetur mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë. AKU njofton e malli ishte nisur nga Serbia dhe kishte si destinacion Shkodrën.

Njoftimi i AKU-së:
AKU Bllokon 4.032 ton Marmaladë në PIK Hani I Hotit
Nga kontrollet e kryera prej Drejtorisë Rajonale të AKU-së Shkodër në Pikën e Inspektimit Kufitar Hani i Hotit u konstatua një sasi prej 4.032 ton produkt ushqimor “Marmaladë”(e ambalazhuar në kova plastike 14 kg), e nisur nga Serbia me destinacion qytetin e Shkodrës, pasi në momentin e hyrjes në vendin tonë ” i kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma (1/2) e jetëgjatësisë dhe për rrjedhojë nuk plotësonte kërkesat ligjore të parashikuara në pikën 2 të Urdhërit Nr.250, datë 29.07.2011 “Mbi Disa masa për hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë të produkteve ushqimore” dhe si e tillë nuk ishte e përshtatshëm për konsum human.
Në bazë të legjislacionit në fuqi, AKU nuk lejoi futjen e këtyre produkteve në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ngarkesa me këtë produkt ushqimor u kthye në vendin e origjinës. Siguria ushqimore është prioritet i punës tonë dhe për asnjë rast nuk do të ketë tolerim ndaj abuzuesve. AKU shprehet e gatshme për të mos lejuar asnjë praktikë në dëm të konsumatorëve duke nxitur zbatimin e ligjit dhe forcimin e masave parandaluese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokon 4 ton marmaladë aku bllokon 4 ton marmaladë

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...