Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar, dedikimi i vajzës që i preku të gjithë

17 Janar 2020, 12:05 Nga DOSJA
Përcillet në banesën e fundit Xhevdet Ferri, aktori i

Tiranë- Ditën e sotme është përcjellë  në banesën e fundit pa homazhe shtetërore, Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar, pasi vetë ai e kishte lënë amanet se nuk donte ceremoni.

Të pranishëm varrimin e tij kanë qenë familjarë, figura politike dhe aktorët të njohur.  Arti dhe kultura u tronditën nga kjo humbje, ndërkohë dhimbja përfshiu gjithë adhuruesit e artit të tij, për shkak se kishte luajtur shumë role të dashura për publikun.

Nuk ka munguar edhe një dedikim në rrjetet sociale nga e bija e tij, Bora, e cila ka publikuar një foto bardh e zi me të atin dhe e ka shoqëruar me një frazë të thjeshtë, por kuptimplotë në anglisht.

“O Captain! My Captain!, shprehja më goditëse e poemës së famshme të Walt Whitman, shkruar në 1865-ën për vdekjen e presidentit amerikan Abraham Lincoln, një poemë që bën bashkë humbjen, vdekjen e madhështinë.”, është shprehur ajo.

Ditën e djeshme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda dhe tashmë prehet në varrezat e Sharrës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vdes aktori shqiptar xhevdet ferri vdes aktori shqiptar xhevdet ferri

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...