Aktualitet

Skena alla “Hollywood” në Kamëz/ Rrëmbehet në mes të ditës 49-vjeçari Jak Prenga, dy të maskuar e futën me

17 Janar 2020, 11:55 Nga DOSJA
Skena alla “Hollywood” në Kamëz/ Rrëmbehet në

KAMËZ– Një person i identifikiar si Jak Prenga është marrë peng në qendër të qytetit të Kamzës. Dosja.al ka mësuar se 49-vjeçari ndodhej në automjetin e tij në rrugën “London” në momentin që pranë tij janë afruar dy persona të maskuar. Të maskuarit, kanë zbritur nga automjti i tyre, i llojit “Range Rover” dhe kanë filluar të debatojnë me 49-vjeçarin.

Më pas, ata e kanë futur Prengën me forcë në makinën e tyre dhe janë larguar me shpejtësi nga rruga ‘London’, ku edhe ndodhi ngjarja. Dyshohet se konflikti ka nisur për një shumë parash të marrë hua, por nuk dihen detaje të tjera. Ndërkohë mësohet se makina me pengun brenda është nisur drejt Fushë Krujës dhe është pikasur në Urën e Gjoles.  

Dëshmitarët bëjnë me dije se kanë parë gjak në tokë në momentin kur është rrëmbyer personi, ende i paidentifikuar. Ata e përjashtojnë mundësinë që pengu dhe pengmarrësit të jenë banorë të zonës. Në vendngjaje mbeti vetëm mjeti i tij. Sipas tyre, Policia ka ardhur me vonesë pas njoftimit edhe pse rruga ku ndodhi ngjarja është vetëm pak metra larg Bashkisë dhe Komisariatit të qytetit. Megjithatë i gjithë rrëmbimi alla ‘Hollyëood’ është filmuar nga kamerat e sigurisë se një shtëpie. Pamjet janë marrë nga grupi hetimor për të parë se çfarë ka ndodhur dhe si ka ndodhur e gjithë ngjarja  Ndërkohë Policia ka ngritur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve dhe shpëtimin e pengut.

(k.m/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jak prenga kamez pengmarrje ne kamez rrembehet jak prenga jak prenga kamez pengmarrje ne kamez rrembehet jak prenga

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...