Aktualitet

Xhiroja tek Pazari i Ri, pas Dritan Dajtit, një tjetër i burgosur “VIP” del nga qelia dhe shkon në spital (FOTO)

17 Janar 2020, 11:19 Nga DOSJA
Xhiroja tek Pazari i Ri, pas Dritan Dajtit, një tjetër i burgosur

TIRANË- Altin Avdyli, kreu i bandës së Shijakut, i njohur edhe si “Niçja” është i burgosuri VIP numër 2 që lë hekurat e burgut për t’u vizituar. Tirana News ka publikuar sot një foto ku  shihen forcat e Sigurisë që kanë ‘blinduar’ zonën, ndërkohë që sipas dëshmitarëve brenda ndodhej Altin Avdyli. Ai është shoqëruar nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke hyrë në Poliklinikën e Specialiteteve nr.3 në Tiranë, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit.

Kreu i bandës së Shijakut, që u bë i famshëm për përgjimet e publikuara nga BILD, ku “Niçja” pretendohet se komunikonte me Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit. 

Situata e sigurisë në Burgje është në fokus të vëmendjes së opinionit publik, pasi skandalet kanë ndjekur njëri-tjetrin. Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 policëve, doli nga burgu më 10 janar, teksa efektivët i bënin roje teksa vizitohej në ish-bllok, ndërkohë që numri 2 i bandës së Durrësit, Endrit Dokle u lirua nga gjykata e Krujës, që i fali 5 vite burg për sjellje të mirë. E jo më larg se dje, u mësua se Emiljano Shullazi punonte si përgjegjës për librat në bibliotekën e burgut 313.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin avdyli dritan dajti xhiro ne bllok xhiroja e altin avdylit altin avdyli dritan dajti xhiro ne bllok xhiroja e altin avdylit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Janar 2020, 10:50

Tiranë- Maksim Hasa, i dënuar me 25 vite burg, pasi është shpallur fajor se ka vrarë babain të tij, Seit Hasën, ka denoncuar për Dosja.al se është dërguar në Se...