Bota

21-vjetori i masakrës së Reçakut/ Mustafa: Një nga krimet më të tmerrshme të regjimit, viktimat janë vulë e çlirimit d

15 Janar 2020, 12:17 Nga DOSJA
21-vjetori i masakrës së Reçakut/ Mustafa: Një nga krimet

Kosovë-  Isa Mustafa, kreu i LDK-së ka reaguar për 21-vjetorin e masakrës së Reçakut. Ai është shprehur se viktimat e Reçakut janë vulë e çlirimit dhe shtetformimit të Kosovës dhe se ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre.

“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker. Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës. Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre. Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot. Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut”, deklaroi Mustafa.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 21 vjetori i masakres se recakut isa mustafa 21 vjetori i masakres se recakut isa mustafa

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2020, 11:25

KOSOVË– Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila sipas liderit të kësaj partie do të jetë edhe ministrja e ardhshme e Drejtësisë ka publikuar emra...