Bota

15 Janar 2020, 11:25 Nga DOSJA

KOSOVË– Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila sipas liderit të kësaj partie do të jetë edhe ministrja e ardhshme e Drejtësisë ka publikuar emrat e autorëve të masakrës së Reçakut. Haxhia ka postuar një foto në Facebook, ku duket një banderolë gjigande në të cilën janë shkruar 20 emrat njëri pas tjetrit.

“As pas 21 vitesh asnjë kriminel nuk u dënua për masakrën në Reçak. Janë dorëzuar shumë kallëzime, janë shumë dëshmi, sërish asnjë i dënuar. Nuk ka drejtësi pa dënim të kriminelëve të luftës. Kriminelët kanë emra e mbiemra. Institucionet duhet t’i trajtojnë me seriozitet këto krime e sidomos pas hyrjes në fuqi të ndryshimit për lejimin e gjykimit në mungesë,”-shkruan ndër të tjera në postimin e saj Haxhia.

POSTIMI I PLOTË:

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albulena haxhiu kosove masakra e recakut albulena haxhiu kosove masakra e recakut

Sondazh

Poll