Bota

Thaçi në Reçak, mesazh Serbisë: Askush nuk e mohon dot, është gjenocid (VD)

15 Janar 2020, 10:00 Nga DOSJA
Thaçi në Reçak, mesazh Serbisë: Askush nuk e mohon dot,

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe sot në Reçak, ku ka kujtuar 21-vjetorin e masakrës së ndodhur gjatë luftës në Kosovë, ku u vranë 45 civilë shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë. Në fjalën e tij, Thaç i dërgoi një mesazh Serbisë dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke thënë se nuk ka njeri në botë që mund të mohojë këtë masakër.

“Masakra e Recakut, një prej masakrave më të rënda të Serbisë. Masakra e Recakut është krim kundër njerëzimit, që ka kryer drejtpërdrejt shteti i Serbisë, që është gjenocid i Serbisë kundër popullit të Kosovës. Kjo masakër tregoi që Serbia po kryente spastrim etnik në Kosovë. Edhe kjo masakër, si gjithë të tjerët, do jenë ato që ne do kërkojmë vazhdimisht që të zbardhen. Drejtësia ndërkombëtare ka heshtur për këto masakra. Rrugëtimi jonë është ai euroatlantik, do punojmë fuqishëm për të ardhmen evropiane, por duke kërkuar drejtësinë që shteti i Serbisë duhet të japë llogari herët ose vonë për gjenocidin që ka kryer në Kosovë. Edhe tendenca e fshehjes, apo mohimit, është sjellje e mentalitetit të Milloshevicit, por kjo sjellje e Serbisë ka ardhur edhe për shkak të heshtjes ndërkombëtare. Ishte shtytje dhe guxim i autoriteteve të Serbisë për të mohuar masakrën, por nuk ka njeri në botë që e mohon”, u shpreh ndër të tjera Thaçi.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbar nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot liderët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.
(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 21 vjetori i masakres se recakut hashim thaci masakra e recakut 21 vjetori i masakres se recakut hashim thaci masakra e recakut

Sondazh

Poll