Bota

Pamjet apokaliptike pas shpërthimit të vullkanit “Taal” në Filipine, kafshët dhe shtëpitë të zhytura në llumin e zi

15 Janar 2020, 08:45 Nga DOSJA

FILIPINE– Vullkani më aktiv në Filipine “Taal” ka shkaktuar shumë dëme në vend nga banorët që janë evakuuar deri tek kafshët që nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Pas vullkanit të fortë janë publikuar disa pamje që tregojnë një peizazh të shkatërruar të shtëpive të brakstisura dhe pemëve të shkulura e të dëmtuara nga shtresa e trashë hirit vullkanik. Në foto shihen që lopët, kuajt e deri tek shpendët janë mbuluar me llumin e zi të liqenit ku më pas janë shpëtuar nga forcat e emergjencës.

Instituti Filipine i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë ka deklaruar mëngjesin e sotëm se vullkani mbetet në nivelin e gatishmërisë katër nga pesë e mundshme, që do të thotë se vendi rrezikohet edhe nga një “shpërthim shpërthyes brenda disa orësh në ditë.

Mirra Lipaopao, 27-vjeç një banore në vendin ku shpërtheu vullkani ka treguar tmerri e asaj dite: Unë u frikësova. Unë tërhoqa partnerin dhe fëmijën tim për të dalë nga shtëpia dhe ne thjesht vrapuam aq sa mundëm.

Lipaopao tha që ata u kthyen në shtëpinë e tyre të hënën dhe zbuluan se ishte e mbuluar me hi dhe baltë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota filipine shpërthimi i vullkanit taal filipine shpërthimi i vullkanit taal

Sondazh

Poll