Bota

OKB i bën thirrje qeverisë së Libisë që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit

15 Janar 2020, 09:20 Nga DOSJA
OKB i bën thirrje qeverisë së Libisë që të

IBI– Lufta në Libi do të vazhdojë akoma pasi lideri i Libisë ditën e djeshme u largua nga Moska pa firmosur marrëveshjen e armëpushimit.

Ndërkohë ditën e sotme OKB-ja ju ka bërë thirrje autoriteteve të Libisë që të respektojnë marrëveshjen për armëpushimin mes palëve.

“Për hir të civilëve në Tripoli, qindra mijëra që kanë ikur nga shtëpitë e tyre dhe 116 mijë fëmijëve që nuk kanë mundësi të ndjekin arsimin, OKB u bën thirrje palëve të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin e deklaruar.”-ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale Misioni mbështetës i Kombeve të Bashkuara në Libi (UNSMIL).

Tensionet janë ndezur akoma më shumë që prej mëngjesit të djeshëm kur lideri i Libisë Khalifa Haftar u largua pa firmosur. Ndërsa presidenti turk Erdogan e quajti puçist Khalifan duke thënë se meriton një mësim të mirë për këtë që bëri.

“Armëpushimi në Libi ka mbaruar dhe lufta do të rinisë. Ata iu përgjigjën pozitivisht armëpushimit për shkak të respektit ndaj presidentit rus Vladimir Putin.”– tha Aguila Saleh Issa në stacionin televiziv satelitor arab Al-Ghad.

Duke folur mbi dështimin e militantëve besnikë ndaj Haftarit në bërjen e përparimit në përleshjet kundër forcave të qeverisë së njohur të Libisë në KB, Issa tha: Ndërhyrja e Turqisë na vonoi në arritjen e rezultateve në luftën për të marrë përsëri Tripolin.

Pas bisedimeve në Moskë, kreu i GNA, Fayez al-Sarraj, nënshkroi një marrëveshje armëpushimi pasditen e së hënës, por Haftar u nis për në Libi pa e firmosur atë pasi kërkoi më shumë kohë për ta konsideruar atë.

Burimi: hurriyetdailynews

 A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota erdogan haftarit libi marrëveshja e armëpushimit okb unsmil erdogan haftarit libi marrëveshja e armëpushimit okb unsmil

Sondazh

Poll