Bota

Mbi dy dekada me vuajtjen e së bijës, nëna e 22-vjeçares së masakruar në Reçak shpërthen në lot pranë varrit të saj (

15 Janar 2020, 12:00 Nga DOSJA
Mbi dy dekada me vuajtjen e së bijës, nëna e 22-vjeçares

KOSOVË– Momete prekëse dhe shumë të vështira kanë përjetuar ditën e sotme në 2-vjetorin e masakrën e Reçakut të gjithë familjarët e viktimave.

Nëna e 22-vjeçares Hanumshane Mehmetit që u vra barbarisht më 15 janar të 1999, ka shpërthyer në lot në momentin kur është afruar tek varri i vajzës së ndjerë.

Me vuajtjet dhe dhimbjen për humbjen e vajzës së saj 22-vjeçare, nëna e Hanumshahes e ndërkohë që ka qenë e ulur pranë varrit të saj ka rikujtuar momentet e tmerrit që ka kaluar 21 vite më parë.

Në disa foto të publikuara nga “IndeksOnline” nëna e të ndjerës shihet duke qarë ndërsa rrudhat në fytyrën e saj shprehin dhimbjen dhe vuajtjen e saj për dy dekata me rradhë.

Më 15 janar të vitit 1999 humbën jetën 45 shqiptarë, ndërsa si Hanumshe Mehmeti e lindur më 10 tetor 1977,  kishte edhe dhjetëra shqiptarë të tjerë që u ndanë nga jeta në një moshë shumë të re.

Gjithashtu në familjen e kësaj nëne të vujtuar kishte një humbje të dyfishtë, pasi në masakrën e 15 janarit u vra edhe burri i saj, Bajram Mehmeti.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 21 vjetori i masakres se recakut kosove masakra e recakut nena e hanumshane mehmetit 21 vjetori i masakres se recakut kosove masakra e recakut nena e hanumshane mehmetit

Sondazh

Poll

Bota 15 Janar 2020, 11:25

KOSOVË– Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, e cila sipas liderit të kësaj partie do të jetë edhe ministrja e ardhshme e Drejtësisë ka publikuar emra...