Bota

Sot 21-vjetori i masakrës së Reçakut/ Thaçi dhe Meta e quajnë gjenocid, Kurti: Të dënohen ata që urdhëruan vrasjet (VD)

15 Janar 2020, 09:25 Nga DOSJA
Sot 21-vjetori i masakrës së Reçakut/ Thaçi dhe Meta e

KOSOVË- Sot bëhen 21 vite nga masakra e Reçakut në Kosovë, ku humbën jetën 45 civilë shqiptarë. Të pranishëm në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjetorit të masakrës së Reçakut ishin Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta dhe një sërë figurash të njohura të politikës shqiptare.

Nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet për këtë ngjarje, ku kërkohet drejtësi për jetët e humbura. Krue i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi se duhet të dënohen të gjithë ata që urdhëruan vrasjet. Ndërsa Thaçi u shpreh i prerë se askush nuk mund ta mohojë që kjo ngjarje është një gjenocid. Ndërsa kreu Presidenti Meta kërkoi drejtësi për këtë masakër.

Masakra e Reçakut:

Si sot 21 vite më parë, forcat serbe në Kosovë, kryen një nga masakrat më të rënda, atë të Reçakut. Më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, forcat serbe brenda një ditë vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Sipas informacioneve të asaj kohe urdhri për vrasjen mizore ishte bërë nga vet Sllobodan Millosheviç. Pas urhdërit forcat serbe nisën aksionin dhe deri në fund ishin 45 trupa të pajetë, civilë dhe të pafajshëm. Masakra e Reçakut krijoi shumë debat dhe ndërkombëtarët kërkuan informacione, por në fillim u refuzuan nga forcat serbe, pasi deklaronin se gjitha viktimat ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por pas insistimit nga nga ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OKB-së, Ëilliam Ëalker, forcat serbe lejuan që ndërkombëtarët të vëzhgonin dhe vet ish-ambasadori deklaroi se bëhej fjalë për një krim që nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e luftërave moderne dhe se viktimat ishin që të gjithë civilë e të pambrojtur, mes të cilëve një fëmijë 12-vjeçar dhe tre femra.

Maskra e Reçakut dhe raporti që doli nga misioni vëzhgues ndërkombëtar ishin faktorët kryesorë i vendimit të vendeve anëtare të NATO-s në nisjen e bombardimeve dhe përdorimit të forcës kundër Serbisë. Sot 21 vite më pas, Masakra e Reçakut do të kujtohet nga Kosova, e cila kurrë nuk e ka harruar.  Kohët e fundit Reçaku është bërë  një nga pikat e përplasjes mes Serbisë dhe Kosovës, pasi lideri serb Aleksandër Vuçiç, nuk e njeh si masakër, e ndërkohë e gjithë shqiptari e ka dënuar këtë deklaratë.

(A.B/J.V Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 21 vjetori i masakres se recakut krimet serbe ne kosove lufta e kosovës masakra e recakut 21 vjetori i masakres se recakut krimet serbe ne kosove lufta e kosovës masakra e recakut

Sondazh

Poll