Bota

Albin Kurti kujton 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut: Të dënohen të gjithë ata që urdhëruan vrasjet

15 Janar 2020, 09:35 Nga DOSJA
Albin Kurti kujton 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut: Të

KOSOVË- Kreu i Levizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, ka qenë sot në Reçak ku ka kujtuar 21 vjetorin e masakrës serbe që është kryer në këtë vend. Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe tha se është detyrim i institucioneve në Kosovë që të dënojnë të gjithë ata që kanë urdhëruar këtë masakër.

Lajmi për Masakrën e Reçakut e tronditi dhe tmerroi Kosovën por e ndërgjegjësoi dhe alarmoi botën demokratike dhe diplomacinë ndërkombëtare. Masakra e Reçakut ishte vendimtare që NATO ta bombardonte Jugosllavinë e Millosheviqit….21 vite më vonë nuk ka drejtësi për viktimat dhe familjet dhe kjo drejtësi e mohuar paraqet krim të vazhdueshëm ndaj njerëzve tanë, popullit tanë, ndaj shtetit tonë, është obligim i institucioneve vendore dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë që të sjellim drejtësi, të shtojmë trysni mbi Serbinë ashtu që të gjithë kriminelët që ekzekutuan dhe ata që urdhëruan masakrën e Reçakut të nxirren para proceseve gjyqësore dhe të dënohen”, ishte kjo një pjesë e deklarata e Kurtit.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 21 vjetori i masakres se recakut albin kurti masakra e recakut 21 vjetori i masakres se recakut albin kurti masakra e recakut

Sondazh

Poll