Sport

Vendimi është marrë, presidenti Bartomeu fton urgjentisht në zyrë trajnerin

13 Janar 2020, 17:07 Nga DOSJA
Vendimi është marrë, presidenti Bartomeu fton urgjentisht në

Barcelona nuk duron më!

Presidenti Josep Maria Bartomeu sot ka ftuar trajnerin Ernesto Valverde në takim urgjent, ku raportohet se i ka komunikuar pakënaqësitë e tij. Ndoshta i nxitur nga legjenda Andres Iniesta, i cili deklaroi se mënyra se si po sillet klubi me teknikun nuk është aspak e ndershme, numri 1 katalanasve i ka treguar Valverdes se ka ardhur ora e shkarkimit.

Humbja në Superkupën e Spanjës ka qenë e papërballueshme emocionalisht, por edhe sportivisht, për Barcelonën. Si fituese e La Ligës, skuadra e meritonte finalen dhe guxoi duke pranuar ndryshimin e formatit, duke ftuar edhe skuadra si Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Ajo disfatë i ka kushtur shtrenjtë Valverdes. Katalanasit duhet të kërkojnë trajner të ri, pasi deri tani zgjedhjet e tyre të para kanë refuzuar. Kujtojmë këtu ish-mesfushorin e Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili nuk ka pranuar ta nisë aventurën e tij si trajner në “Camp Nou” në mes të sezonit.

Meqë ra fjala, e dini se Barcelona do një sulmues nga Milani?

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona bartomeu valverde barcelona bartomeu valverde

Sondazh

Poll