Sport

Luajti ‘pisët’, lojtari i Real Madrid shpallet njeriu i ndeshjes. Simeone i del në mbrojtje: Edhe unë do të kisha bërë

12 Janar 2020, 21:39 Nga DOSJA
Luajti ‘pisët’, lojtari i Real Madrid shpallet njeriu i

ARABI- Federico Valverde është shpallur lojtari më i mirë i finales së Superkupës. Mesfushori i talentuar i Los Blancos në një farë mënyre i ka dhënë trofeun ekipit të tij me ndërhyrjen e tij në minutën e 115’.

Valverde ka qenë lojtari i fundit kur i ndërhyri nga mbrapa Alvaro Morata-s që po shkonte i vetëm drejt portës së Courtois. Një ndërhyrje e tmerrshme, por e domosdoshme për ekipin e tij, falë tij ndeshja shkoi në penallti dhe Reali fitoi trofeun.  

Trajneri i Atletico Madrid, Cholo Simeone u shpreh në përfundim të ndeshjes për atë moment që i hoqi Superkupën. “Nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër, edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë. Ky është futbolli”, tha shkurtimisht Simeone.

(E.Ç. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport cholo simeone federico valverde superkupa e spanjes cholo simeone federico valverde superkupa e spanjes

Sondazh

Poll